Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Në Nepal shpëtohen 119 persona, mbi 3,900 të tjerë të zhdukur

Një javë pas përmbytjeve në Nepal, ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë 119 persona, por mijëra të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë nxjerrë të gjallë 119 persona, një javë pas përmbytjeve që kanë shkaktuar mbi 1,000 viktima. Mes të shpëtuarve është edhe një shtetas britanik, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, sipas një zëdhënësi të ushtrisë britanike.

Në Nepal shpëtohen 119 persona, mbi 3,900 të tjerë të zhdukur
Foto: tetovasot.com

Nga shtetasit nepalezë të shpëtuar, 44 janë gra dhe 74 burra. Megjithatë, mbi 3,900 persona rezultojnë ende të zhdukur, përfshirë mbi 600 punëtorë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në një rrjet tunelesh të mbushura me baltë, pranë projekteve hidroenergjetike përgjatë lumit Trishuli.

Kryeministri i Nepalit, Balendra Shah, ka deklaruar se 279 persona ishin shpëtuar nga zonat e prekura. Operacioni i kërkim-shpëtimit po zhvillohet me personel ushtarak kinez dhe nepalez, si dhe me ekspertë nga India, Koreja e Jugut dhe Australia.

Përmbytjet goditën distriktin Rasuwa, në veri të kryeqytetit Katmandu. Fillimisht u dyshua për një tërmet, por analizat e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së treguan se aktiviteti sizmik, me magnitudë 5.2, u shkaktua nga një rrëshqitje dheu, e lidhur me shembjen e akullnajave dhe rrjedhje masive mbeturinash.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme