Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Ndodh në Kosovë, miqësorja ndërpritet pas pakënaqësive

Llapi dhe Liria u ndërpre në minutën e 82-të, pas pakënaqësive të Ismet Munishit

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ndeshja miqësore ndërmjet Llapit dhe Lirisë u ndërpre në minutën e 82-të, pas pakënaqësive që kishte trajner i skuadrës nga Prizreni, Ismet Munishi, ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes. Munishi fillimisht protestoi për një ndërhyrje të palejuar, por aksioni nuk u ndal.

Ndodh në Kosovë, miqësorja ndërpritet pas pakënaqësive
Foto: Zahir pajaziti stadium / Wikimedia Commons

Më pas, Munishi hyri në fushë duke protestuar e arbitri kryesor e ndëshkoi me karton të kuq. Në shenjë proteste, Munishi, e tërhoqi skuadrën nga fusha.

VIDEO: Për ndërprerjen e ndeshjes ka reaguar edhe skuadra nga Podujeva, që ishte vendase. Ndeshja miqësore KF Llapi – FC Liria u ndërpre në minutën e 82-të, në rezultatin 0:0, pas pakënaqësive të ekipit mysafir ndaj ndarjes së drejtësisë.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme