Kush u ndalua në kufi?
Përfaqësuesit e VLEN-it, dyshuar për aktivitet ekstremist
— Në pikën kufitare të Qafë Thanës, përfaqësuesit e VLEN-it u ndaluan nga autoritetet shqiptare. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në emisionin “Real Story”, tha se ndalimi i tyre nuk lidhet drejtpërdrejt me protestat në Shqipëri, por me dyshime të ngritura prej kohësh nga institucionet shqiptare për aktivitet ekstremist.
Personat në fjalë kanë qenë në vëmendje të autoriteteve shqiptare dhe për një prej tyre ekzistojnë dyshime se financohet nga vende që ai i cilësoi “jo mike” me Shqipërinë. “Ky nuk është rasti i parë. Këta persona janë paralajmëruar herë pas here nga institucionet tona për veprimtarinë e tyre. Për një prej tyre dyshohet se merr financime nga disa vende jo mike me Shqipërinë për të aktivizuar elementë ekstremistë në Maqedoninë e Veriut. Janë elementë që kanë ardhur dhe kanë qenë pjesë e protestave në Shqipëri.”
Karamuço theksoi se, sipas informacioneve që disponojnë institucionet, aktiviteti i këtyre personave lidhet me rrjete të financuara nga Lindja e Mesme. “Nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me protestën, por me aktivitetin e vazhdueshëm të disa elementëve ekstremistë fetarë në Maqedoninë e Veriut, të financuar me para të dyshimta nga Lindja e Mesme. Bëhet fjalë për persona që konsiderohen rrezik real dhe që prej kohësh monitorohen nga institucionet shqiptare.”
Dy herët e fundit disa prej tyre janë shpallur edhe ‘non grata’, madje njëri prej tyre kishte edhe pasaportë amerikane. Karamuço ngriti shqetësime edhe për klimën ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur sulme ndaj përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë dhe nëpërkëmbjen e gjuhës shqipe. “Ekziston një frymë urrejtjeje ndaj përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë,” u shpreh ai. Eksperti solli si shembull një incident të ndodhur para disa javësh në Shkup, ku persona të maskuar tentuan të hynin në banesën e ambasadorit shqiptar, i helmuan qenin dhe më pas shkatërruan makinën e Ambasadës shqiptare gjatë një takimi zyrtar, edhe pse automjeti mbante flamurin shqiptar.
Burim: Almakos, https://almakos.com/alarm-nga-karamuco-tentuan-te-hynin-ne-banesen-e-ambasadorit-shqiptar-ne-shkup-helmuan-qenin-dhe-sulmuan-makinen-e-ambades/
— Redaksia ZHURMA
Të ngjashme
sipas temës · #maqedoniMë të lexuarat sot
Top 10Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.