Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:26 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa SHQ

Pionieri i efekteve speciale Faruk Basha ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Ai ishte ndër pionierët që zhvilluan teknikat e efekteve speciale në kinemanë shqiptare

Redaksia ZHURMA 23:11 1 min lexim
Pionieri i efekteve speciale Faruk Basha ndërron jetë në moshën 86-vjeçare
FOTO · Ilustrim · Vintage books and autumn decor create a cozy atmosphere for reading in a rustic setting (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Kinematografia shqiptare është në zi pasi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare Faruk Basha, një prej profesionistëve të përkushtuar të kinematografisë shqiptare. Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Faruk Basha dha një kontribut të çmuar në realizimin e filmave shqiptarë, duke u shquar për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin ndaj artit të imazhit.

Faruk Basha ishte ndër pionierët që zhvilluan dhe përsosën teknikat e efekteve speciale në kinemanë shqiptare, duke sjellë zgjidhje krijuese e teknike që pasuruan gjuhën filmike të kohës dhe mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së kinematografisë shqiptare.

Përtej kontributit të tij si operator dhe krijues, Faruk Basha iu përkushtua për shumë vite edhe edukimit të brezave të rinj të kineastëve, duke ndarë dijen, përvojën dhe pasionin e tij me studentët e Akademisë së Filmit dhe Multimedias "Marubi".

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Faruk Bashës. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten pjesë e trashëgimisë sonë kinematografike.

Burim: Top Channel

— Redaksia ZHURMA

Komentet