Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Ndahen çmimet në përmbyllje të garës European Defense Tech Hackathon

Janë ndarë çmimet për tri ekipet fituese pas tri ditë aktivitetesh në edicionin e parë të kësaj gare në Kosovë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Pas tri ditë aktivitetesh është përmbyllur gara ndërkombëtare «European Defense Tech Hackathon», e cila u mbajt për herë të parë në Kosovë. Kjo ngjarje është organizuar nën përkujdesjen e Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkorganizim me Innovation Centre Kosovo dhe European Defense Tech Hub.

Ndahen çmimet në përmbyllje të garës European Defense Tech Hackathon
Foto: rtv21.tv

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka falënderuar ekipet pjesëmarrëse dhe organizatorët për angazhimin gjatë tri ditëve të garës, duke theksuar se idetë dhe zgjidhjet e prezantuara dëshmojnë potencialin e të rinjve në teknologjinë e mbrojtjes. Maqedonci u shpreh se secili ekip që mori pjesë ishte fitues dhe se ishte kënaqësi të shihte nga afër projektet e paraqitura në këtë aktivitet.

Në përmbyllje të kësaj gare ndërkombëtare, e cila synon të lidhë teknologët, sektorin publik, investitorët dhe operatorët në fushën e mbrojtjes dhe përdorimit të dyfishtë, janë ndarë edhe çmimet zyrtare për tri ekipet më të suksesshme.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. E.A. arrestohet në Gjilan për mashtrim me fushatë të rreme

    17% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme