Nasim Haradinaj kritikon PDK-në pas dënimit të Hashim Thaçit
Nasim Haradinaj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës pas dënimit të Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pas vendimit të Gjykatës Speciale në rastin e dytë ku Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burg, ka reaguar Nasim Haradinaj në televizionin T7. Ai ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se çështjet e tilla nuk mund të adresohen përmes rrjeteve sociale.
Sipas Haradinajt, veprimet e deritanishme përbëjnë demaskim të pretendimeve se është punuar shumë. «Është demaskim i krejt asaj që këta po thojnë që kanë punu e kanë bo shumë. Nuk zgjidhen çështjet me statuse e me dy tri komente», u shpreh ai, duke shtuar se mungojnë strategjitë e mirëfillta dhe se vetëm mediat kanë kryer detyrën e tyre si duhet.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar