Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Pse mungon Palbociclibi në Onkologji?

Pacientët thonë se mungesa e terapisë ua rëndon edhe më shumë barrën financiare, por edhe atë emocionale, në përballje me sëmundjen

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Prej dy muajsh, në Klinikën e Onkologjisë raportohet për mungesë të ilaçit Palbo-ciclib, një produkt i kushtueshëm i cili përdoret në trajtimin e disa llojeve të kancerit të gjirit. Pacientët thonë se mungesa e terapisë ua rëndon edhe më shumë barrën financiare, por edhe atë emocionale, në përballje me sëmundjen.

Pse mungon Palbociclibi në Onkologji?
Foto: Ilustrim · Hospital corridor in Turkey (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

“Ka shumë ngarkesë. Nuk po mund t’i gjejmë barnat. Janë aq të shtrenjta sa nuk mund të përballohen me një pension prej 150 eurosh, por po mundohemi t’i gjejmë dhe t’i sigurojmë disi”, ka thënë pacienti Ramadan Lakna. “Tani po detyrohemi t’i blejmë vetë. Jemi pensionistë dhe e dini sa të shtrenjta janë këto barna. Ju bëjmë thirrje institucioneve që të na ndihmojnë, sepse nuk mund të vazhdohet kështu”, ka thënë një familjare e pacientit.

Nga QKUK i thanë RTK-së se bazuar nga të dhënat e Divizionit për Menaxhimin e Produkteve Medicinale në ShSKUK, mungesa e produktit erdhi pas dështimit në procedura të prokurimit. Sipas tyre, lënda është ri-inicuar dhe është në procedurë të prokurimit. E deri në sigurimin e këtij ilaçi nga institucionet shëndetësore, pacientët do të detyrohen ta blejnë atë nga xhepi i tyre.

— Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/630459/prej-dy-muajsh-mungon-palbociclibi-ne-onkologji/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme