MMPH kërkon plotësime për Hartën Zonale të Vitisë
Ministria e Mjedisit kërkon rishqyrtimin e vendimit të Vitisë për Hartën Zonale 2026–2034.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Vitisë kanë qëndrime të ndara rreth projektit të Hartës Zonale Komunale për periudhën 2026–2034. Ministria i ka kërkuar Kuvendit Komunal të Vitisë të rishqyrtojë ligjshmërinë e vendimit për shqyrtimin publik, pasi sipas vlerësimit të saj, një pjesë e rekomandimeve ende nuk janë përmbushur nga komuna.
Kërkesa e ministrisë është protokolluar më 27 tetor 2026, ndërsa procesi i shqyrtimit publik ishte paraparë të zgjaste prej 21 tetorit deri më 19 nëntor 2026. Nga ana e saj, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka bërë të dinit se dokumenti ishte ridorëzuar në ministri më 15 qershor 2026 bashkë me përmirësimet e kërkuara. Megjithatë, mospajtimet mbeten ende mbi shkallën e përmbushjes së kritereve ligjore para se ky dokument të procedohet më tutje.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar