Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Ministria kërkon vlerësim të pavarur për vdekjen e 37-vjeçares në Pogradec

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar një vlerësim të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit të pacientes shtatzënë që humbi jetën rrugës për në Tiranë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit të pacientes shtatzënë Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën në muajin e shtatë të shtatzënisë teksa po transportohej drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Ministria kërkon vlerësim të pavarur për vdekjen e 37-vjeçares në Pogradec
Foto: shekulli.com.al

Në një reagim zyrtar, ministria shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes dhe i përcjell familjes ngushëllimet më të sinqerta. Ministria thekson se po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e rastit, duke synuar vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit.

“Çdo gjetje do të analizohet me seriozitetin maksimal”, thuhet në reagim, duke shtuar se nëse evidentohen parregullsi apo mangësi, do të merren të gjitha masat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale. Familjarët kanë ngritur dyshime mbi mënyrën e menaxhimit të situatës në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →