Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Ministria e Arsimit kërkon kthimin e librave dhe kompensimin e dëmtimeve

Prindërit obligohen të kthejnë tekstet shkollore në fund të vitit dhe të paguajnë dëmtimet e tyre.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministria e Arsimit ka marrë vendim përmes një Udhëzimi Administrativ që nxënësit t'i kthejnë librat pa i dëmtuar në fund të vitit shkollor. Njoftimi për këtë obligim u është dërguar shkollave, të cilat shërbejnë si urë lidhëse mes institucionit dhe prindërve. Kërkesa për kthimin e teksteve u është drejtuar edhe atyre prindërve të cilëve paratë për blerjen e librave nuk u dolën asnjëherë.

Ministria e Arsimit kërkon kthimin e librave dhe kompensimin e dëmtimeve
Foto: demokracia.com
Video · YouTube ↗

Sipas Ministrisë, ky vendim synon ndalimin e keqpërdorimit të librave, pasi pas përfundimit të mësimit ato përdoreshin për t'u shitur më lirë në tregun e zi. Megjithatë, prindërit po e kundërshtojnë fuqishëm këtë rregull, ndërsa sipas MASh-it ata e kanë përgjegjësi kompensimin nga xhepat e tyre të çdo libri të dëmtuar. Një metodë e tillë e dorëzimit të teksteve nuk është risi, pasi ajo nuk aplikohet për herë të parë në Shkollën e Gjelbër.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme