Zhurma Press E Diel · 16 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 07:27 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë RAJ

Pse Ministri i Bosnjës alarmohet nga reduktimi i pranisës amerikane?

Çfarë rreziku vjen nga një projekt politik ndarës i mbështetur nga Moska?

Redaksia ZHURMA 23:35 Përditësuar 04:11 1 min lexim
Pse Ministri i Bosnjës alarmohet nga reduktimi i pranisës amerikane?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SARAJEVË — Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, i ka shkruar letër sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke e alarmuar se nëse reduktohet prania amerikane në BeH, do të hapej rruga për forcimin e ndikimit rus dhe destabilizimin e shtetit.

Në një letër të gjatë, zyrtari boshnjak ka thënë se Bosnjë-Hercegovina e ka marrë shumë seriozisht mesazhin për mundësinë që SHBA-ja të rikonsiderojë rolin në praninë ndërkombëtare në këtë shtet, nëse nuk arrihet të gjendet një përfaqësues i ri i Lartë.

Konakoviq e ka cilësuar jetike përzgjedhjen e një Përfaqësuesi të ri të Lartë. Këtë post aktualisht e ka marrë përsipër diplomati amerikan, Louis J. Crishock, si ushtrues detyrë deri në përzgjedhjen e një përfaqësuesi të ri.

SHBA-ja dhe shtetet evropiane dështuan një ditë më parë që të përzgjedhin një pasues të Christian Schmidtit. Konakoviq në letrën e tij ka thënë se Zyra e Përfaqësuesit të Lartë është institucion kyç për implementimin e Marrëveshjes së Dejtonit, sidomos në rrethanat, “kur rendi kushtetues, autoriteti i institucioneve shtetërore, sovraniteti dhe integriteti territorial i BeH-së po sfidohen”.

Tek ka shkruar për sulmet direkte të Marrëveshjes së Dejtonit, Konakoviq ka përmendur ish-presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik. “Rreziku vjen nga një projekt politik ndarës, i mbështetur e nxitur nga Moska, që sheh të shfrytëzojë dobësitë institucionale, traumat historike e pavendosmërinë ndërkombëtare. Një politikë e tillë mund të shërbejë vetëm për të ringjallur konfrontimet dhe luftërat”, ka shkruar ai.

Edhe në mbledhjen e mbajtur në Sarajevë të martën, zyrtarët evropianë kanë mbajtur qëndrimin e tyre duke e kundërshtuar kandidaturën e Antonio Zanardi Landit, diplomat i propozuar për Përfaqësues të Lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia. Në të njëjtën kohë, Washingtoni nuk e ka mbështetur kandidatin për të cilin kanë avokuar Gjermania dhe Franca – diplomatin francez Rene Troccaz.

Mospajtimi ka çuar në paralajmërime për tërheqje të pranisë amerikane nga Bosnjë-Hercegovina.

Burim: Koha.net, https://www.koha.net/

— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm