lajme siguri

Çfarë kërkojnë minatorët e Trepçës pas daljes nga bllokimi?

18 minatorë të bllokuar në minierën Trepça-Stantërg dolën pas problemeve me energjinë elektrike, por thonë se paniku ishte i pashmangshëm.

Çfarë kërkojnë minatorët e Trepçës pas daljes nga bllokimi?
Foto: Marjan Taghipour / Pexels

PRISHTINË — 18 minatorët e bllokuar në minierën e Trepçës kanë dalë të sigurt pas disa orësh ngujim, ndërsa kërkojnë masa më të rrepta sigurie në punë. Bllokimi ndodhi për shkak të një defekti në linjën 35 kV Stantërg, që shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Njësinë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stantërg.

Bajram Rrahmani, një nga minatorët e ngujuar, tha se dy kolegë kishin pasur nevojë për ndihmë mjekësore, por shtoi se nuk kishte pasur rrezik të madh. "Po ata dy kanë pas nevojë, po nuk ka qenë rrezik i madh, sene që ndodh, jo për ne, jo, punojmë këtë punë me vullnet. Ka ndodhur disa herë, po nuk është punë tragjike, por derisa dalim normal që bëhet panik", tha ai për Eo.

Ndërkaq, Agron Hyseni, minator që po priste të hynte në ndërrim, kërkoi prezencë të stafit teknik gjatë operacioneve. Ai theksoi mungesën e specialistëve që të monitorojnë pompën dhe nivelin e ujit kur minatorët punojnë me energji elektrike. "Na pak jemi, kemi një farë sigurie me pasë pak, me qenë dikush kur t'i lëshojmë na pompat, a e din mos ka farë pasoje a diçka", tha Hyseni.

Sipas njoftimit zyrtar të Trepçës, fillimisht 29 punëtorë kishin dalë nga miniera, ndërsa 18 mbetën të ngujuar. Defekti shkaktoi dëmtime në izolatorët përcjellës dhe djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike.

Burim: Gazeta Express, https://www.gazetaexpress.com/sishte1-rrezik-por-normal-qe-behet-panik-derisa-dalim-minatoret-e-trepces-qe-u-bllokuan-ne-miniere-kerkojne-me-shume-siguri/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë projekteve muzikore ka planifikuar Bardhi për verën?
  2. Kush është Margarita Mustafaj që i shkroi një mesazh Edi Ramës?
  3. Kush do të zëvendësojë Marcelo Bielsa në Uruguai?
  4. Ku po fokusohen autoritetet për sezonin turistik në Sarandë?

Vazhdo leximin