Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Mika Adams shpallet MVP i javës së pestë në Superligën e basketbollit

Basketbollisti amerikan Mika Adams-Woods i Rahovecit 029 shpallet lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së pestë të ProCredit Superligës së Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

RAHOVEC — Mika Adams-Woods i Rahovecit 029 është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së pestë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në fitoren ndaj Pejës. Rahoveci 029 triumfoi me rezultat 106:95, duke regjistruar fitoren e parë në këtë edicion, pas katër humbjeve radhazi. Adams-Woods ishte ndër lojtarët kryesorë të suksesit, me 31 pikë, gjashtë kërcime dhe dhjetë asistime, për një indeks efikasiteti prej 35. Basketbollisti amerikan luan në pozitën e organizatorit të lojës "playmaker" dhe është i gjatë 1.91 metra. Para se të vinte në Kosovë, ai ka luajtur në basketbollin universitar amerikan, fillimisht te Cincinnati Bearcats dhe më pas te St. Bonaventure Bonnies. Karrierën profesionale e ka vazhduar në Evropë, me paraqitje te SOM Boulogne në Francë, ndërsa ka luajtur edhe për MAS Fès në Marok, para se t’i bashkohej Rahovecit 029. Kjo nuk është paraqitja e tij e parë e spikatur këtë edicion. Në ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës, në javën e katërt, Adams-Woods kishte shënuar 30 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime, ndonëse Rahoveci kishte pësuar humbje me rezultat 94:97. Me paraqitjet e tij, amerikani po dëshmohet si një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës rahovecase në këtë fillim të sezonit.

Mika Adams shpallet MVP i javës së pestë në Superligën e basketbollit
Foto: prizrenpress.com
Video · Klan Kosova · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →