Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës dhe benzinës javën e ardhshme

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret ulje të çmimit të naftës dhe benzinës, ndërsa qeveria po zhvillon negociata me kompaninë OKTA.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se pret që javën e ardhshme të ketë ulje të çmimit të naftës dhe benzinës. Kjo deklaratë u bë gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e urës “Ljubljanska”, në shtratin e lumit Vardar në Komunën e Karposhit, ku kreu i ekzekutivit shpjegoi se pritjet për ulje bazohen në analizën e lëvizjeve të bursave gjatë javës së kaluar.

Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të naftës dhe benzinës javën e ardhshme
Foto: Wikimedia Commons

Sipas shefit të qeverisë, zhvillimet e tregjeve dhe lëvizjet e bursave analizohen e ndiqen vazhdimisht në qeveri, megjithatë vendimin zyrtar për çmimet do ta marrë Komisioni Rregullator për Energjetikë. Krahas kësaj, kryeministri bëri të ditur se janë duke u zhvilluar negociata edhe me kompaninë “OKTA” për sigurimin e një zbritjeje shtesë të derivateve të naftës.

Bisedimet me furnizuesin më të madh të naftës dhe derivateve të naftës në vend fokusohen para së gjithash te nafta dizel dhe karburantet pa plumb. Synimi i këtyre bisedimeve është arritja e një zbritjeje shtesë, me qëllim që vendi të jetë bindshëm me çmimin më të ulët të karburanteve në rajon, e ndoshta edhe me çmimin më të ulët në Evropë, duke ruajtur kështu pozitat e deritanishme si vendi me çmimet më të ulëta në rajon.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. E.A. arrestohet në Gjilan për mashtrim me fushatë të rreme

    20% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme