← Sport
Live · Sport · 09:56 · 10 Korrik 2026

Pse u bë garë Messi apo Mbappe për 'Këpucën e Artë'?

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kanë shënuar nga tetë gola secili në Kupën e Botës 2026

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe po zhvillojnë një garë të jashtëzakonshme për titullin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës 2026. Dy yjet e futbollit botëror kryesojnë aktualisht listën me nga tetë gola të shënuar secili, duke e bërë betejën për 'Këpucën e Artë' një nga temat më interesante të turneut. Megjithatë, argjentinasi duket të ketë një avantazh të vogël statistikisht. Messi ka arritur në kuotën e tetë golave duke zhvilluar një ndeshje më pak se sulmuesi francez, çka e bën mesataren e tij të realizimit edhe më mbresëlënëse.

Kapiteni i Argjentinës ishte vendimtar në rikthimin spektakolar ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales, ndërsa Mbappe vazhdoi formën e tij të shkëlqyer duke udhëhequr Francën drejt gjysmëfinales me paraqitje të nivelit të lartë edhe ndaj Maroku ku realizoi njërin nga dy golat.

Me Botërorin që hyn në fazën vendimtare, çdo gol mund të jetë përcaktues jo vetëm për fatin e kombëtareve të tyre, por edhe për fituesin e 'Këpucës së Artë'. Messi dhe Mbappe mbeten favoritët kryesorë për këtë çmim individual, ndërsa çerekfinalet pritet të sjellin një kapitull të ri në rivalitetin mes dy prej futbollistëve më të mirë të epokës moderne.

Francës kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Botës me një fitore 2-0 ndaj Marokut, me dy gola të shpejtë. Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre dhe kontribuuan në fitoren e Francës.

Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku. Franca nis në orën 22:00 dhe luhet në 'Boston' dhe do të luajë ndaj Anglisë në gjysmëfinale.

Burim: Euronews Albania, https://euronews.al/messi-apo-mbappe-ndizet-beteja-per-kepucen-e-arte/

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #sport

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën