Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:46 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
06:43 Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin06:42 Polícia kontrollon 5 banesa të fisit Reçi për vrasjen e Viktor Bardhit06:19 Motra e Laurent Krasniqit publikon bisedën e fundit me vëllain: "Të dua përjetë"06:12 Kosova firmos marrëveshje për forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gazë06:07 Gjini takon ambasadorin e BE-së, thekson avancimin e Kosovës drejt integrimit05:59 Studim: Detyrat e shtëpisë dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 10 vjeç05:55 Mbreti Charles konfirmon se Harry dhe Meghan nuk kanë detyra mbretërore05:49 BDI akuzon përjashtim në stipendionet "Shpresë Sportive", shqiptarët vetëm 7,51%05:47 Aksident në aksin Gramsh–Cërrik, motor godet këmbësore dhe largohet05:44 Tabaku akuzon Ramën për dy leje ndërtimi mbi të njëjtën tokë në Vlorë
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Lajme KOS

Çfarë ndodhi me mësimin e ri të Komunës së Prishtinës?

Drejtoria e Arsimit është në pritje të vlerësimeve nga shkollat për të përcaktuar numrin e institucioneve të reja që do t'i bashkohen këtij modeli, sipas Drejtorit Arianit Elshanit

Redaksia ZHURMA 09:11 Përditësuar 16:38 1 min lexim
Çfarë ndodhi me mësimin e ri të Komunës së Prishtinës?
FOTO · Ilustrim · University of Pristina - Faculty of Philology 2 (CC0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Mësimi tërëditor në shkollat e Komunës së Prishtinës pritet të zgjerohet edhe gjatë këtij viti shkollor, ndërsa Drejtoria e Arsimit është në pritje të vlerësimeve nga shkollat për të përcaktuar numrin e institucioneve të reja që do t'i bashkohen këtij modeli. Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, në një intervistë për Ekonomia Online thotë se përvoja e deritanishme ka treguar se prindërit dhe mësimdhënësit në përgjithësi janë të kënaqur, ndonëse mbeten sfida që lidhen me hapësirat, organizimin e aktiviteteve dhe infrastrukturën.

Elshani shtoi se aktualisht mësimi tërëditor zhvillohet në 12 shkolla, ndërsa gjatë javëve në vijim do të vendoset se sa shkolla tjera do i bashkangjiten kësaj mënyre të zhvillimit të mësimit. “Aktualisht mbahet në 12 shkolla. Ne jemi duke e pritur një vlerësim që është duke u bërë prej secilës shkollë, prandaj për numrin e saktë besoj që brenda këtyre dy javëve, pra këtë javë ose javën e ardhshme do të konfirmohet zyrtarisht numri se sa do të procedojmë tutje për të pasur mësim tërëditor”, tha ai.

Kurse, sa i përket pritshmërive, Elshani u shpreh se kënaqshmëria është e dyanshme, si nga ana e prindërve po ashtu edhe e mësimdhënësve, duke shtuar se edhe komunat e tjera mund ta marrin shembull Komunën e Prishtinës për mënyrën e organizimit të mësimit tërëditor.

Drejtori i Arsimit, shtoi se ndër sfidat kryesore kanë qenë çështja e ushqimit. “Një prej sfidave ka qenë çështja e kuzhinës, pra çështja e ushqimit. Tash ne kemi një kontratë me Kuzhinën Qendrore, e cila furnizon me ushqim. Ka nevojë tash me u shiku pjesa e përmbajtjes, pra në kuptimin se çka servohet, si servohet, si hanë, çka gjuhet, çka hidhet në kosh, e të gjitha të tjerat”, tha ai.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Komentet