Memorandum 89 mijë euro për gjelbërimin dhe uljen e ndotjes në Obiliq
Ministrja Fitore Pacolli dhe kryetari Halil Thaçi lidhin marrëveshjen për krijimin e brezit të ri mbrojtës të gjelbër.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një marrëveshje bashkëpunimi në vlerë prej 89 mijë eurosh është arritur mes institucioneve qendrore dhe komunale për zgjerimin e hapësirave bimore në Obiliq. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, së bashku me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, kanë zyrtarizuar nismën e cila synon vendosjen e një brezi mbrojtës të gjelbër në këtë zonë që përballet rregullisht me shkkallë të lartë të ndotjes së ajrit.
Sipas autoriteteve, pemët e reja nuk do të shërbejnë vetëm për zbukurim, por do të funksionojnë si filtra natyrorë për pastrimin e atmosferës dhe ruajtjen e shëndetit të banorëve. Ministrja theksoi se mbështetja për projekte të ngjashme mjedisore do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të përmirësuar kushtet jetësore në qytet.