Lushaku reagon ashpër pas publikimit të videos së Arlindës me policin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkon përgjegjësi nga institucionet pas publikimit të pamjeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rastin e Arlindës, e cila sa ishte gjallë kërkonte zbatimin e vendimit të gjykatës për takimin me djalin e saj. Në videon e publikuar ekskluzivisht nga emisioni MAT në Klan Kosova, ajo dëgjohet duke i kërkuar një zyrtari policor respektimin e vendimit gjyqësor.
Sipas përshkrimit të deputetes, zyrtari policor i quajtur Faruk i përgjigjet se vendimi interpretohet ndryshe nga ana e tyre dhe se obligimi i policisë është vetëm shoqërimi deri në shtëpi. Lushaku e ka cilësuar këtë situatë si një rast ku një nënë kërkon nga institucionet e shtetit zbatimin e vendimit të gjykatës dhe të drejtën për të takuar fëmijën.
«Një viktimë duke e lutë shtetin me zbatu vendimin! Një nanë duke luftu për të drejtën e saj për djalin», ka shkruar ajo në Facebook, duke kërkuar llogaridhënie nga institucionet shtetërore dhe duke iu drejtuar kreut të ekzekutivit me thirrjen për shkarkime. «Shkarkime, o kryeministër! A ndoshta edhe ti po e lexon vendimin ndryshe?!».