Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Melania Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, njofton donacion për bursa

Zonja e Parë e SHBA-së u rikthye më 20 gusht në Kopshtin e Trëndafilave, ku njoftoi një donacion prej 2 milionë dollarësh për zgjerimin e programit të bursave.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, u rikthye më 20 gusht në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, ku njoftoi një donacion prej 2 milionë dollarësh për zgjerimin e programit të saj për bursat në 26 universitete.

Melania Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, njofton donacion për bursa
Foto: Wikimedia Commons

Në fjalimin e saj, Melania Trump iu përgjigj indirekt edhe kritikave lidhur me mungesën e saj nga aktivitetet publike. "Dëgjova se ju kisha munguar. Ja ku jam", tha Zonja e Parë, pasi doli nga Zyra Ovale krah për krah me bashkëshortin e saj, presidentin Donald Trump.

Dalja e saj erdhi pas një sërë artikujsh në mediat amerikane që ngrinin pyetjen: "Ku është Melania?". Para kësaj, ajo ishte parë për herë të fundit në publik më 19 korrik, gjatë finales së Kupës së Botës 2026, raporton USAtoday.com.

Melania Trump njoftoi se nisma e saj "Fostering the Future" do të zgjerojë rrjetin kombëtar falë një donacioni prej 2 milionë dollarësh nga IndyCar dhe Fox Corporation. Fondet do të përdoren për bursa në Universitetin e Indianës dhe Universitetin Purdue.

"Investimi më i madh që Amerika mund të bëjë nuk është në teknologji, infrastrukturë apo tregjet e kapitalit. Është te fëmijët tanë", deklaroi ajo.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme