Mehmeti-Selimi: Jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në NATO
Deputetet Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetet Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në cilësinë e udhëheqëses së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë asamble, Mehmeti-Selimi ka ndarë detaje nga takimi dhe temat e diskutuara. Sipas saj, pjesëmarrja e delegacionit shërben për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit dhe avancimin e bashkëpunimit parlamentar.
«Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare», ka shkruar ajo, duke shtuar se Kosova duhet të mbetet pjesë aktive e proceseve për paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar