Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

Pse mbyllet segmenti Brezovicë-Prevallë?

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton asfaltimin e një segmenti të rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Pse mbyllet segmenti Brezovicë-Prevallë?
Foto: Ilustrim · Courthouse in Aurillac 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

PRISHTINË — Segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë do të mbyllet përkohësisht për qarkullim gjatë ditës së nesërme, për shkak të punimeve të asfaltimit në kuadër të projektit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për 3 vite në vazhdim – Ferizaj 1”. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se do të asfaltohet një segment i rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë, në gjatësi prej 1.050 metrash.

Sipas njoftimit, qarkullimi në segmentin Brezovicë–Prevallë do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në ora 18:00. Qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në zonën ku do të zhvillohen punimet.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →