Mbyllja e merkatos sjell ndryshime pozitive për Armando Brojën
Largimi i sulmuesit kryesor të Bërnlit gjatë orëve të fundit të merkatos i siguron më shumë hapësira lojtarit të Kombëtares shqiptare.
Periudha e transferimeve verore në kampionatet kryesore evropiane ka përfunduar. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili mbeti pjesë e Bërnlit në Championship, zhvillimet e fundit brenda klubit krijojnë mundësi për të siguruar më shumë hapësira në fushë gjatë muajve të ardhshëm deri në janar.
Gjatë momenteve të fundit të afatit kalimtar, drejtuesit e Bërnlit vendosën të transferojnë sulmuesin e tyre kryesor, Zian Fleming, te skuadra e Ipsuiç në Premier Ligë. Pasi e lanë të lirë lojtarin, drejtuesit nuk blenë asnjë zëvendësues, duke zgjedhur të mbështeten te Broja dhe Zeki Amduni për rolin e sulmuesit qendror për pjesën e parë të këtij sezoni.
Kjo situatë krijon kushte që futbollisti kuqezi të përfitojë minuta të rregullta loje në këtë edicion, me kusht që të ruajë formën e mirë fizike dhe të shmangë dëmtimet që e kanë shqetësuar gjatë periudhave të kaluara, duke ndihmuar kështu në ringritjen e tij sportive pas sezoneve jooptimale.