Vandalizohet ylli i Dolly Parton në Hollywood Walk of Fame
Ylli i ikonës së muzikës country në Hollywood Walk of Fame është dëmtuar pak ditë pas ndarjes së saj nga jeta.
Pllaka përkujtimore e këngëtares së njohur të muzikës country u dëmtua pak ditë pas largimit të saj nga kjo botë. Të hënën, një vizitor vuri re se emri i artueses mbi pllakën e vendosur në bulevardin e famshëm kishte pësuar gërvishtje dhe dëmtime, ndërsa fotot e dëmit qarkulluan menjëherë në rrjetet sociale.
https://twitter.com/nypost/status/2094928316281110635
Pas marrjes së lajmit për humbjen e saj, admiruesit u mblodhën masivisht pranë monumentit për të lënë lule, qirinj, kartolina dhe suvenire të ndryshme në shenjë nderimi. Ndërkohë, në Los Anxhelos kanë nisur punimet për restaurimin dhe rehabilitimin e pllakës së dëmtuar.