Mbyllen ndeshjet e javës së 14-të në Superligë me dy përballje interesante
Superliga e Kosovës mbyllet me ndeshjet Ballkani – Gjilani dhe Drita – Feronikeli 74.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
GJILAN — Albi Mall Superliga e Kosovës mbyll sot javën e katërmbëdhjetë me dy takime ku vëmendja kryesore përqendrohet në Suharekë, ku Ballkani pret Gjilanin në një duel ndërmjet dy skuadrave që synojnë kreun e renditjes. Tri herë kampioni i Kosovës hyn në këtë ndeshje pa zyrtarizuar ende trajnerin e ri pas ndarjes me Sami Sermaxhajn, ndërsa renditet në vendin e pestë me 19 pikë. Nga ana tjetër, skuadra kuqebardhë drejtohet nga Zekirja Ramadani, vjen me pesë ndeshje radhazi pa humbje dhe mban pozitën e katërt me 22 pikë, kurse në duelin e parë të muajit shtator kishte fituar me rezultatin minimal 1-0. Kjo ndeshje do të nisë në orën 13:00.
Në sfidën tjetër që do të zhvillohet në qendrën e Anamoravës, Drita luan në shtëpi kundër Feronikelit 74 në orën 15:00. Gjilanasit synojnë rikthimin te fitoret dhe kërkojnë hakmarrje për disfatën 1-0 të pësuar në përballjen e parë ndaj drenicasve. Drita aktualisht pozicionohet në vendin e tretë me 24 pikë, kurse Feronikeli 74 mban vendin e shtatë me 15 pikë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar