Mbi 100 pedagogë në mbrojtje të studentëve kundër dhunës në protesta
Forumi i Dialogut Politik u bën thirrje pedagogëve në mbarë vendin të bashkohen në një nismë kundër dhunës ndaj studentëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mbi 100 pedagogë kanë nënshkruar një deklaratë për mbrojtjen e studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës të regjistruara gjatë protestave në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Forumi i Dialogut Politik ka ftuar komunitetin akademik në të gjithë vendin që t'i bashkohet kësaj nisme. Qëllimi është që reagimi i pedagogëve ndaj dhunës të mos mbetet vetëm në nivel deklaratash, por të shprehet përmes një qëndrimi publik dhe mbështetjeje konkrete për studentët që kanë protestuar. «Solidariteti nuk mjafton të shprehet, duhet edhe të dëshmohet!», thekson Forumi në thirrjen e tij për zgjerimin e nismës.