Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:57 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
12:43 Filmi “Agia” me regji të Lorin Terezit do të ketë premierën botërore12:38 Avdullah Hoti kërkon konventë të madhe dhe pajtim brenda LDK-së12:33 Qendra Kulturore Anamorava rrëmben çmime në festivalin Diaspora Jehon12:28 Administrata e Gjykatës së Tiranës hyn në bojkot për pagat12:23 Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend dhe do të vazhdojmë bisedimet12:18 Krijuesi i serialit “The Simpsons” flet për parashikimet e së ardhmes12:13 Kërkohet zbatim i plotë i vendimit për vajin e palmës dhe qumështin pluhur12:10 Pamjet e varrimit të Mlladiqit dëshmojnë rrezikun e Botës serbe12:08 Fatos Beqiraj emërohet drejtor sportiv i klubit Buduqnost12:00 Zbardhet versioni i vëllezërve dhe ngjarja me kapitenin e Njësisë Speciale
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Lajme KOS

Mbeturinat rikthehen në rrugët e Prishtinës — as "Pastrimi" as Komuna nuk përgjigjen

Qytetarët kërkojnë angazhim serioz institucional për të zgjidhur problemin

Redaksia ZHURMA 03:14 Përditësuar 16:34 1 min lexim
Mbeturinat rikthehen në rrugët e Prishtinës — as "Pastrimi" as Komuna nuk përgjigjen
FOTO · Ilustrim · Interior view of stage, The Florida Theatre, Jacksonville (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Prishtinë, qytetarët ankohen se problemi me mbeturina po përsëritet vazhdimisht, duke vlerësuar se grumbullimi i tyre nuk po bëhet me ritmin e nevojshëm. Ata kërkojnë më shumë angazhim nga institucionet përgjegjëse dhe një menaxhim më efikas të pastrimit në kryeqytet.

Kompania "Pastrimi" dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë, nuk janë deklaruar për situatën aktuale në kryeqytet. Nga Blerta Zuka 19 Korrik, 2026, 19:42 Vendin e kanë në kosh, por vend zunë në rrugë.

Pamje si këto, ka nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Prishtinasit ankohen se problemi me mbeturina po përsëritet vazhdimisht, duke vlerësuar se grumbullimi i tyre nuk po bëhet me ritmin e nevojshëm.

"Lë shumë për të dëshiruar, mendoj se duhet angazhim shumë i madh", ka theksuar Qerim Halilaj, qytetar. Ka prej qytetarëve që fajin për situatën me mbeturina ia lënë vendimmarrjes politike.

"Ai është problem i politikave …", ka deklaruar Gani Jakupi, qytetar. Ndërkohë, një prej propozimeve që kanë, është shtimi i numrit të koshave për mbeturina në hapësirat publike të qytetit.

"Ajo është absolutisht shumë e nevojshme, sepse secili qytetarë që ka pak vetdije kur e sheh që ka një kosh për mbeturina e hudh atje mbeturinën, nuk e lëshon në rrugë. Kështu që ato janë të mirëseardhura, kështu që ne veçse kemi qef me ndodhë ashtu", ka theksuar Qerim Halilaj, qytetar.

Për të marrë sqarime rreth situatës së krijuar, Televizioni Dukagjini ka kontaktuar Kompaninë Regjionale të Mbeturinave "Pastrimi", por deri në publikimin e kronikës nuk ishin të qasshëm. Përgjigje nuk ka kthyer as Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Prishtinës.

Teksa, përmes një njoftimi publik, kompania "Pastrimi" ka bërë të ditur se është pastruar tërësisht zona përreth Bibliotekës Kombëtare, duke u bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat të hidhen brenda kontejnerëve dhe jo në hapësirat publike.

Shija e redaktorit Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në... Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Burim: Gazeta Dukagjini

— Redaksia ZHURMA

Komentet