Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:37 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
02:33 Poezia e Gjon Markut kushtuar feniksit publikohet në Fjalën e Lirë02:13 Shqipëria U-21 barazon 1-1 me Italinë në Lecce02:05 Melania Trump rikthehet në dalje publike dhe shpall donacion 2 milionë dollarësh01:58 Shqipëria U-21 barazon me Italinë në hapjen e Lojërave Mesdhetare01:54 Dua Lipa feston 31-vjetorin, babai Dukagjin ndanë fotot e fëmijërisë01:45 Zjarri në Malin e Çikës përhapet drejt Dhërmiut dhe Palasës, angazhohen avionë01:43 Gjykata Speciale urdhëron vazhdimin e paraburgimit të Thaçit; procesi fillon 16 shtator01:42 Sindikata e Re e KEK-ut kërkon përgjegjësi pas katër vdekjesh në shtatë muaj01:42 Haradinaj propozon vazhdimin e mandatit të Thaçit, Baloku e quan 'të humbur' opozitën01:42 Ministria e Arsimit, DKA-të dhe SBASHK diskutojnë sfidat e arsimit në punëtori dyditore
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa MKD

Sa mbeturina gjenerojnë në Maqedoni?

Sipas Entit Shtetëror i Statistikave, një banor i Maqedonisë prodhon 417 kg mbeturina, ndërsa në deponi kanë 640 mijë tonë

Redaksia ZHURMA 18:15 Përditësuar 18:01 1 min lexim
Sa mbeturina gjenerojnë në Maqedoni?
FOTO · Ilustrim · Balkan Fires, Earth from Aqua (EOS PM-1) (2007-07-25) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Enti Shtetëror i Statistikave ka bërë të ditur se një banor i Maqedonisë se Veriut vitin e kaluar ka prodhuar 417 kilogramë mbeturina. Sipas Entit, në vend janë gjeneruar 755,7 mijë tonë mbeturina, ndërsa në deponi kanë përfunduar pothuajse 640 mijë tonë mbeturina komunale. Edhe pse është prodhuar më pak mbeturina, ndërmarrjet komunale kanë grumbulluar më shumë mbeturina sesa një vit më parë ka njoftuar Enti.

Industria e Maqedonisë gjatë vitit 2024 ka gjeneruar 1,2 milion tonë mbeturina, ose mesatarisht 655 kilogramë në vit për çdo banor dhe më pak se mesatarja evropiane, ku industria në disa vende gjeneron edhe disa mijëra kilogramë mbeturina industriale për banor.

Enti ka theksuar se struktura e mbeturinave që vijnë nga amvisëritë tregon se në vend bëhet shumë pak ndarje e mbeturinave për riciklim dhe sic thonëe ata pjesa dërrmuese, rreth 553 mijë tonë, përbëhet nga mbeturina të përziera. Nga mbeturinat e ndara, afro 35 mijë tonë kanë qenë mbetje organike, 15,5 mijë tonë plastikë, 10 mijë tonë letër, ndërsa sasia e metaleve të grumbulluara veçmas ka qenë shumë e vogël.

Burim: Almakos, https://almakos.com/video-banoret-e-shkupit-gjenerojne-sasine-me-te-madhe-te-mbeturinave/; TV-SHENJA, https://shenja.tv/video-banoret-e-shkupit-gjenerojne-sasine-me-te-madhe-te-mbeturinave/ — Redaksia ZHURMA

Komentet