Zhurma Press E Enjte · 24 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:16 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Viral & Showbiz DIA

Mateus Frroku bëhet baba për herë të parë dhe sjell në jetë vajzën

Këngëtari i njohur Mateus Frroku dhe partnerja e tij Xhesi janë bërë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Santa Frroku.

Redaksia ZHURMA 15:36 1 min lexim
Mateus Frroku bëhet baba për herë të parë dhe sjell në jetë vajzën
FOTO · albeu.com Arkivi ZHURMA

DIASPORË — Këngëtari i njohur shqiptar, Mateus Frroku, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një nga momentet më të veçanta të jetës së tij, duke njoftuar se është bërë baba për herë të parë. Artisti ka publikuar një fotografi simbolike ku tregon se në jetë ka ardhur vajza e tij, Santa Frroku.

Përmes një postimi, ai ka shprehur emocionet e forta që ka përjetuar së bashku me partneren e tij, Xhesi. “Lindi Santa Frroku. Bashkë me Xhesin sot morëm frymën e shpirtit. Kuptuam sa e bukur është jeta. Ndjemë bekimin e Zotit. Morëm dashurinë dhe lotët e gëzimit të njerëzve tanë. Krijuam familjen tonë. JU DUA”, ka shkruar këngëtari.

Lajmi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të çiftit, të cilët kanë uruar Mateusin dhe Xhesin për ardhjen në jetë të vajzës së lor të parë.

Burimet: Albeu | Vizion Plus

Komentet