MASh-i ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave profesionale
Ministria e Arsimit ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për vitin shkollor 2026/2027.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për ndarjen e 80 bursave për nxënësit e shkollave të mesme profesionale për vitin shkollor 2026/2027. Sipas njoftimit zyrtar, 70 bursa u janë ndarë nxënësve që ndjekin mësimet në profilet deficitare, ndërsa 10 bursa u dedikohen vajzave që ndjekin drejtimet teknike në arsimin dhe aftësimin profesional.
Përfituesit e këtyre bursave do të mbështeten me nga 50 euro në muaj, respektivisht me 500 euro për të gjithë vitin shkollor. Ky vendim synon të nxisë shkollimin në profilet deficitare dhe të mbështesë pjesëmarrjen e vajzave në drejtimet teknike.
Kandidatët e pakënaqur me rezultatet kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej shtatë ditësh pas shpalljes së tyre. Ankesat duhet të dorëzohen në formë fizike në Komisionin e Ankesave pranë ministrisë.