Marina i jep kurajë Eli Farës pas publikimit të materialeve private
Vajza e këngëtares publikon një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale, ndërsa vijojnë zhvillimet pas skandalit me videot.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina, i ka dalë në krah së ëmës përmes një mesazhi publik në rrjetet sociale, pasi ajo u përfshi në zhvillimet e bujshme nga publikimi i materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila. Marina ka ndarë në Instagram një fotografi të përbashkët, shoqëruar me fjalët: «Mbaje kokën lart, mbretëresha ime, dhe kurorën drejt», duke shtuar gjithashtu: «Mbretëresha ime e bukur».
Ky reagim vjen pasi këngëtarja dha dëshminë e saj në polici dhe deklaroi publikisht se nuk kishte qenë në dijeni të regjistrimeve. Në një reagim të mëparshëm, ajo theksoi se ndjehej e lënduar nga cenimi i privatësisë, por shtoi se nuk kishte asnjë arsye për t’u turpëruar.