Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Pse Mërgim Pefqeli rinovon kontratën me Dukagjinin?

Mërgim Pefqeli ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën e Dukagjinit, duke zgjatur qëndrimin e tij në klubin nga Klina.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

KLINA — Mërgim Pefqeli, ylli i futbollit kosovar, ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën e Dukagjinit, duke vendosur të zgjasë qëndrimin e tij në klubin nga Klina.

Pse Mërgim Pefqeli rinovon kontratën me Dukagjinin?
Foto: Wikimedia Commons

Pefqeli dhe klubi i Dukagjinit kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për një sezon, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet nesër.

Pavarësisht interesimit nga disa klube brenda Kosovës, por edhe nga ekipe jashtë vendit, mesfushori ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij te Dukagjini, ku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Pefqeli iu bashkua Dukagjinit pas aventurës te Prishtina, ndërsa që nga transferimi në Klinë është konsoliduar si një element kyç në mesfushën e ekipit, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në rezultatet e klubit.

Kujtojmë që skuadra nga Klina do të udhëtojë drejt Bullgarisë në fillim të muajit të ardhshëm ku do të zhvillojnë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme