Manjani: Rama nuk flet për Veliajn se nuk i sjell përfitime elektorale
Juristi Ylli Manjani deklaron se kryeministri Edi Rama nuk do të prononcohet për përplasjen me Erion Veliajn për shkak të llogarive politike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Përplasja dhe armiqësia mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është bërë publike vetëm nga ky i fundit, sipas juristit Ylli Manjani. Gjatë një interviste në emisionin Now në Euronews Albania, Manjani u shpreh se kreu i qeverisë nuk ka folur publikisht dhe nuk pritet të prononcohet për këtë çështje për sa kohë kalkulimet politike tregojnë se një qëndrim i tillë nuk i siguron përfitime elektorale.
«Veliaj mund të thotë që ka qenë në burg dhe s’e urdhëron dot bashkinë, por që gjithë bashkia ka qenë në protestë, ky është fakti», u shpreh Manjani, duke shtuar se humbësi i këtij kalkulimi politik është Erion Veliaj, i cili sipas tij është larguar nga Partia Socialiste dhe po zhvillonte mandatin e tij të fundit.