Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Dhomat e Specializuara refuzojnë tryezën e Avokatit të Popullit

Institucioni njofton se nuk do të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Naim Qelaj.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në një tryezë të organizuar nga Avokati i Popullit në Kosovë, Naim Qelaj. Sipas njoftimit, në këtë tryezë ishte paraparë të diskutoheshin gjetjet dhe rekomandimet lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Dhomat e Specializuara refuzojnë tryezën e Avokatit të Popullit
Video · YouTube ↗

Ky institucion ka bërë të ditur se pranimi i kësaj ftese do të ishte i papërshtatshëm. Si bazë është përmendur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila në nenin 162, paragrafi 11, ia njeh përgjegjësinë ekskluzive Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara për këtë institucion dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në njoftim theksohet se mbrojtja dhe mbikëqyrja e të drejtave të personave që ndërveprojnë me këtë institucion i takojnë ekskluzivisht Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, Pietro Spera. Lidhur me këtë të fundit, më parë ishin ngritur shqetësime nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët në vitin 2022 kishin adresuar çështje që përfshinin vonesa procedurale, kohëzgjatje të paraburgimit, redaktime të dokumenteve nga prokuroria, si dhe mungesë të monitorimit të procesit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →