Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Malësia e Kamenicës mbetet me pak banorë, por puna në fshat shtohet

Banorët e mbetur në Malësinë e Kamenicës vazhdojnë bujqësinë dhe blegtorinë, ndërsa kërkojnë mbështetje institucionale dhe përmirësim të infrastrukturës.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Malësia e Kamenicës është përfshirë nga boshatisja ndër vite, duke mbetur kryesisht me banorë të moshuar, por ata që kanë vendosur të qëndrojnë vazhdojnë të merren me bujqësi dhe blegtori për të mbajtur gjallë traditën e jetës rurale. Pavarësisht sfidave, interesimi për të shfrytëzuar resurset natyrore përmes punës së tokës dhe blegtorisë po shtohet dita-ditës, ndërsa banorët shpresojnë se investimet e bashkatdhetarëve dhe përmirësimi i infrastrukturës do të ndikojnë në rikthimin e jetës.

Malësia e Kamenicës mbetet me pak banorë, por puna në fshat shtohet
Foto: zeri.info
Video · Facebook ↗

Pas pensionimit, Nazif Aliu i është përkushtuar plotësisht blegtorisë dhe bashkëpunon me fermerë nga rajone të ndryshme. «Vijnë prej Kosovës Lindore, pastaj nga Maqedonia, e po ashtu nga Opoja, vijnë shumë shpesh. Kam shokë shumë të mirë atje që vijnë marrin qengja për mbarështim, e desh, por edhe nga Vushtrria», u shpreh Aliu, duke shtuar se puna kërkon angazhim të madh, por mbetet i kënaqur falë vullnetit dhe mundësive. Nga ana tjetër, Behlul Murseli vazhdon prodhimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, të cilat i tregton në Gjilan. «Zakonisht rriti viça, e qumështin çka të mbetet e prodhoj djathë, gjizë. E shes në tregun e Gjilanit, i kam kështu klientët me porosi», theksoi Murseli, i cili theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes institucionale për zhvillimin e mëtutjeshëm të veprimtarisë së tij.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik Prishtinë 22 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme