Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Makovec: BE-ja shqyrton ndryshime në zgjerim dhe kërkon reforma

Bashkimi Evropian po analizon mundësitë për përshpejtimin e zgjerimit, ndërsa nga Kosovës kërkohet përkushtim ndaj reformave dhe Planit të Rritjes.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Bashkimi Evropian po shqyrton hapa të rinj për ta përshpejtuar procesin e zgjerimit, duke përfshirë aplikimin më të shpeshtë të votimit me shumicë të kualifikuar gjatë fazave të ndryshme të negociatave për anëtarësim. Këto qëndrime u bënë të ditura nga Marko Makovec, këshilltar kryesor për Pajtimin dhe Normalizimin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, gj3 paraqitjes së tij në Samitin e Paqes dhe Demokracisë në Kosovë, i cili sivjet zhvillohet nën temën «Epoka e Entropisë».

Makovec: BE-ja shqyrton ndryshime në zgjerim dhe kërkon reforma
Video · YouTube ↗

Gjatë fjalës së tij, zyrtari evropian theksoi se blloku evropian po përshtatet me një realitet të ri gjeopolitik, ku kërkohet veprim më i shpejtë, ndërkohë që procesi i anëtarësimit mbetet i kushtëzuar nga sundimi i ligjit, vlerat evropiane dhe të arriturat e matshme të vendeve kandidate. «Kjo është një mundësi për t’ju drejtuar juve, për të diskutuar në këtë moment mjaft të rëndësishëm rreth diçkaje që besoj se është një çështje vendimtare jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Bashkimin Evropian», u shpreh ai.

Në këtë kuadër, autoritetet evropiane i kanë bërë thirrje Kosovës që t'i trajtojë me seriozitet reformat socio-ekonomike dhe të bëhet pjesë e Planit të Rritjes. Diskutimet në samit prekën gjithashtu ndikimin e zhvillimeve globale te brezi i ri dhe shfaqjen e tendencave që sfidojnë besimin ndërkombëtar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 24 kamera →