Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Macron kundërshton hegjemoninë e fuqive të mëdha mbi shtetet e vogla

Presidenti francez kërkon bashkëpunim ndërkombëtar dhe tregti të hapur gjatë aktivitetit FrancoTech në Kamboxhia.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka marrë pjesë në aktivitetin FrancoTech në Kamboxhia, ku është takuar me kryeministrin Hun Manet. Gjatë këtij organizimi që ka mbledhur përfaqësues të komunitetit teknologjik frankofon, ai ka bërë thirrje për vlera të përbashkëta dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Macron kundërshton hegjemoninë e fuqive të mëdha mbi shtetet e vogla
Foto: tv21.tv

Lideri francez ka mbrojtur idenë e një «rrugë e tretë» dhe ka shprehur kundërshtimin ndaj dominimit të fuqive të mëdha mbi shtetet më të vogla. «Ne besojmë në respektimin e tregtisë së hapur, të drejtë dhe të barabartë. Besojmë në shkencë. Besojmë në bashkëpunim, dhe jo që një fuqi apo një tjetër të ushtrojë hegjemoninë mbi një grusht shtetesh vasale», ka deklaruar Macron gjatë fjalimit të tij, ndërsa gjatë vizitës ka zhvilluar takime edhe me pjesëmarrësit e pranishëm.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme