Lushaku-Sadriu: Presim kërkim falje nga BE-ja për këngën nacionaliste serbe
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropane kërkon sqarime nga ambasadori Dirk Schuebel për incidentin në Bruksel.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropane, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar sqarime nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, lidhur me interpretimin e një kënge nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit në Bruksel. Gjatë takimit të këtij komisioni, që u mbajt i mbyllur për media, ajo u shpreh se ngjarja e javës së kaluar përbën zhgënjim për shoqërinë më proevropiane të rajonit.
Lushaku-Sadriu deklaroi se institucionet janë duke prituri një kërkim falje formale prej një jave për të sqaruar incidentin dhe për të siguruar masa parandaluese për të ardhmen. «Më lejoni krejt në fillim që të shpreh edhe habinë edhe zhgënjimin për një incident që ka ndodhur në Bruksel javën e kaluar e në fakt ishte zhgënjyes për ne, edhe në përgjithësi si shoqëri sepse ne jemi shoqëria më proevropiane e rajonit», u shpreh ajo, duke përmendur gjithashtu mungesën e përfaqësimit institucional në këtë forum. Nga ana tjetër, diplomatit evropian i është rezervuar pritje edhe nga komisione të tjera parlamentare ditët e mëparshme.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



