Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Llukareska: Të hënën seanca e fundit për amendamentet e buxhetit

Komisioni kuvendor për Financa dhe Buxhet mbyll shqyrtimin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2027.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Komisioni kuvendor për Financa dhe Buxhet vazhdoi diskutimet për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2027, ndërsa gjatë seancës nuk u miratua asnjë amendament i ri. Kryetarja e Komisionit, Sanja Llukareska, ka caktuar që dita e fundit e këtij debati të mbahet të hënën në orën 14. Për këtë projektbuxhet ishin parashtruar gjithsej 400 amendamente, ku pjesa më e madhe e tyre janë tërhequr, kurse vetëm një pjesë është miratuar nga anëtarët.

Llukareska: Të hënën seanca e fundit për amendamentet e buxhetit
Foto: shenja.tv

Sipas planit financiar, të ardhurat e përgjithshme parashihen të arrijnë në 395,4 miliardë denarë, duke shënuar një rritje prej 5,7 për qind krahasuar me vitin paraprak, kurse shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 440,4 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është përcaktuar në 45 miliardë denarë, që përfaqëson 3,5 për qind të BPV-së në përputhje me strategjinë fiskale. Ndërkohë, për investime ose shpenzime kapitale janë ndarë 40,8 miliardë denarë, kurse të ardhurat tatimore parashikohen në 223,1 miliardë denarë.

Për transfertat sociale janë paraparë gjithsej 220,8 miliardë denarë, prej të cilave 123,8 miliardë denarë do të shkojnë për pagesën e pensioneve, duke siguruar një rritje prej 4,8 për qind sipas harmonizimit ligjor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme