Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Limaj viziton Kilajn dhe kërkon angazhim për ish-pjesëtarët e UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka takuar Isni Kilajn pas shpalljes së pafajësisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka realizuar një vizitë te ish-bashkëluftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, pas marrjes së pafajësisë. Sipas njoftimit të bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Limaj ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij gjatë takimit për të përgëzuar Kilajn për qëndresën e treguar në procesin gjyqësor në Hagë.

Limaj viziton Kilajn dhe kërkon angazhim për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Foto: zhurnal.mk

Limaj theksoi se Isniu bashkë me shumë bashkëluftëtarë kaluan periudha të vështira përmes një procesi të padrejtë. Ai shtoi se duhet vazhduar puna përmes mjeteve demokratike dhe juridike që në shkallën e apelit të konfirmohet pafajësia e katër drejtuesve të UÇK-së dhe të tjerëve që po përballen me drejtësinë, me qëllim kthimin e tyre të pafajshëm në Kosovë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme