Kronikë e zezë
KOS
Çfarë lehtësirash do të kenë mërgimtarët në Istog?
Pse Komuna e Istogut vendosi të hapë hapësirat e shkollave për parkim?
Redaksia ZHURMA
14:54
Përditësuar 07:12
1 min lexim
ISTOG — Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka marrë vendim për lirimin e hapësirave të jashtme të shkollave për t’u shfrytëzuar si venparkime gjatë sezonit veror. Sipas vendimit, hapësirat e jashtme të shkollave që kanë kapacitete të mjaftueshme do të vihen në dispozicion për parkimin e automjeteve.
Vendimi synon të lehtësojë qarkullimin dhe të krijojë më shumë hapësira parkimi gjatë periudhës kur Istogu përballet me numër të shtuar të vizitorëve nga diaspora. Ky vendim do të zbatohet nga data 1 korrik deri më 31 gusht 2026.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA