Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Lazio insiston për Armando Brojën

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u bë objektivi kryesor për fazën ofensive

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, mbetet objektivi kryesor i skuadrës së Lazios për fazën ofensive, kanë raportuar mediumet italiane. Broja pritet të largohet nga Burnley, ekip që do të bëjë gara në Championship, ndërsa marrëveshja mes palëve mund të finalizohet së shpejti.

Lazio insiston për Armando Brojën
Foto: Armando Broja October 2019 / Wikimedia Commons

Broja iu bashkua Burnleyt verën e shkuar nga Chelsea, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Evertoni, Fulhami dhe Southamptoni në Angli. Lazio synon huazimin njëvjeçar të Brojës dhe te skuadra angleze janë të gatshëm të pranojnë një ofertë të tillë, në të cilën mbetet të shihet nëse do të përfshihet detyrimi i blerjes së sulmuesit.

Shqiptarja raporton se Burnley bindet dhe ndryshon formulën, Lazio futet sërish në garë për Armando Brojën, duke e quajtur atë një huazim pa detyrim blerje. Burim: Epoka e Re — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Gjakovës 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme