Laura Fazliu kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit në Budapest
Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ajo po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Fazliu e nisi garën me fitore bindëse ndaj hungarezes Anna Kriza, duke triumfuar me Ippon. Në çerekfinale, ajo u përball me xhudisten e Austrisë, Lubjana Piovesana, të cilën e mposhti me rezultat 2:1 në "Yuko".
Në këtë ngjarje sportiv garuan edhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena. Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akili u ndal në luftën e parë, ndërsa Dardani shënoi dy fitore kurse u ndal në luftën e tretë.