Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Mbushen 45 vjet nga dasma e Dianës — 750 milionë njerëz e ndoqën në televizion

Princesha Diana u martua me princin Charles në Londër

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 3 min lexim

LONDËR — Më 29 korrik 1981, sytë e botës ishin drejtuar drejt Londrës, ku Lady Diana Spencer u martua me princin Charles në një ceremoni që u quajt “dasma e shekullit”.

Mbushen 45 vjet nga dasma e Dianës — 750 milionë njerëz e ndoqën në televizion
Foto: United Press International / Wikimedia Commons

Ajo ditë ndryshoi përgjithmonë jetën e një vajze 20-vjeçare, e cila do të bëhej një nga figurat më të dashura dhe më të ndjekura të familjes mbretërore britanike.

Historia e Dianës me Charles kishte nisur disa vite më herët. Ata u takuan për herë të parë kur Diana ishte vetëm 16 vjeçe, në kohën kur Charles ishte në lidhje me motrën e saj më të madhe, Lady Sarah Spencer.

Në vitin 1980 ata u ritakuan dhe nisën lidhjen e tyre, ndërsa vetëm gjashtë muaj më vonë Charles i propozoi martesë. Fejesa u shpall në shkurt të vitit 1981.

Diana zgjodhi vetë unazën e fejesës nga koleksioni i shtëpisë prestigjioze Garrard, një safir Ceylon prej 12 karatësh, i rrethuar nga 14 diamante dhe i vendosur në ar të bardhë 18 karatësh.

Ceremonia e martesës u zhvillua në Katedralen e Shën Palit në Londër. Diana mbërriti e shoqëruar nga babai i saj me karrocën mbretërore që ishte përdorur më parë nga mbretëresha Elizabeth II dhe princi Philip.

Ajo u bë qytetarja e parë e zakonshme britanike që martohej me një trashëgimtar të drejtpërdrejtë të fronit pas afro 300 vjetësh. Dita e martesës u shpall festë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth 3.500 të ftuar morën pjesë në ceremoni, ndërsa afro 750 milionë njerëz në 74 vende të botës e ndoqën transmetimin drejtpërdrejt, sipas BBC-së.

“Unë nuk e dija se çfarë më priste. Një ditë shkoja në punë me autobus, ndërsa ditën tjetër isha princeshë”, kishte kujtuar më vonë Diana.

Fustani i nusërisë, i dizajnuar nga David dhe Elizabeth Emanuel, u bë një ikonë e modës. I punuar med taftë ngjyrë fildishi, me mëngë të fryra dhe bisht të gjatë, ai kushtoi rreth 9.000 paund.

Në kokë, Diana mbante kurorën historike të familjes Spencer. Para se të hynte në familjen mbretërore, Diana punonte si edukatore në kopshtin “Young England Kindergarten” në Pimlico, profesion që e la pas për të marrë rolin e Princeshës së Uellsit.

Pas martesës, ajo u dallua shpejt për angazhimin e saj humanitar. Diana iu përkushtua veçanërisht kauzave që lidhen me fëmijët, të sëmurët dhe grupet më të pambrojtura.

Nga viti 1984 deri në vitin 1996 ishte presidente e fondacionit bamirës për fëmijë “Barnardo’s” dhe mori pjesë në më shumë se 100 aktivitete në mbështetje të tij.

“Sëmundja më e madhe nga e cila vuan njerëzimi është mungesa e dashurisë. Unë mund të fal dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj, por mund të fal dashuri dhe jam shumë e lumtur që e bëj këtë”, kishte thënë Princesha Diana.

Edhe pse martesa e saj me princin Charles përfundoi me divorc në vitin 1996, Diana mbeti një nga figurat më të dashura të monarkisë britanike.

Ajo humbi jetën më 31 gusht 1997 në një aksident automobilistik në Paris, por trashëgimia e saj humanitare dhe ndikimi në opinionin publik vazhdojnë të kujtohen edhe sot.

Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme