Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kuvendi rrëzon rezolutën për energjinë dhe atë për barna

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën për furnizimin me energji elektrike dhe atë për mungesën e barnave në seancën e mbajtur të enjten.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar në seancën e mbajtur të enjten dy rezoluta të rëndësishme gjatë vazhdimit të punimeve. Për propozim-rezolutën nga mocioni përmbajtësor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike, 51 deputetë kanë votuar kundër dhe 27 kanë votuar pro, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Kuvendi rrëzon rezolutën për energjinë dhe atë për barna
Foto: klankosova.tv

Ndërkohë, nuk ka kaluar as rezoluta nga interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, e cila ishte thirrur pas vdekjes së një pacienteje me kancer së cilës i mungonte një bar nga terapia. Për këtë dokument kanë votuar 27 deputetë, kurse 49 të tjerë kanë votuar kundër. Për rezolutën lidhur me energjinë elektrike nuk është zhvilluar diskutim shtesë në seancë, pasi debati për të ishte mbajtur tashmë në seancën paraprake.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Azemi: Jon Sadiku më kërcënoi dhe organizoi mashtrimin me leukeminë

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme