Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kuvendi i Prishtinës miraton ndihmën financiare për autizmin dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar mbështetjen financiare për fëmijët dhe të rriturit me autizëm dhe sindromën Down.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Kuvendi i Prishtinës ka miratuar me 38 vota për dhe pa asnjë kundër apo abstenim vendimin për mbështetje financiare për fëmijët dhe të rriturit me autizëm dhe sindromën Down, si dhe për familjet e tyre.

Kuvendi i Prishtinës miraton ndihmën financiare për autizmin dhe sindromën Down
Video · YouTube ↗

Nënkryetari i Kryeqytetit, Florian Dushi, e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm që përçon mesazh solidariteti dhe barazie. Ndërkaq, drejtoresha e Mirëqenies Sociale, Adelina Sahiti, ka bërë të ditur se mjetet do të transferohen drejtpërdrejt në llogaritë bankare të nënave dhe do të shpërndahen bazuar në të ardhurat mujore të familjes.

Sipas vendimit, familjet me të ardhura deri në një mijë e 200 euro do të përfitojnë nga 200 euro në muaj, kurse ato me të ardhura mbi këtë shumë do të mbështeten me nga 150 euro në muaj. Po ashtu, gjatë seancës janë lehtësuar kriteret e aplikimit, duke u hequr kërkesa për vlerësimin nga psikologu dhe kushti për licencën e ofruesit të shërbimeve, ndërsa fëmija do të duhet të shoqërohet nga prindi vetëm një herë gjatë aplikimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme