← Kosovë
Live · Kosovë · 05:56 · 13 Korrik 2026

Pse nuk respektohet 'Kutia e Verdhë' në trafikun e Prishtinës?

Komuna e Prishtinës thotë se ky shenjëzim do të vendoset edhe në kryqëzime të tjera për ta bërë qarkullimin më efikas

— Një hapësirë e shënuar me të verdhë në mes të kryqëzimit, e cila duhet të mbetet gjithmonë e lirë nga automjetet, njihet si "Kutia e Verdhë" ose "yellow box" në gjuhën ndërkombëtare.

Ajo synon të shmangë bllokimin e udhëkryqeve dhe të lehtësojë qarkullimin në disa nga pikat më të frekuentuara të Prishtinës, veçanërisht në orët kur frekuenca e automjeteve është më e madhe, duke krijuar kalueshmëri më të mirë dhe siguri më të madhe.

Megjithatë, jo të gjithë shoferët po e respektojnë këtë rregull, sipas Komunës së Prishtinës.

Pëllumb Bajqinovci, përfaqësues i Komunës së Prishtinës, shpjegon se "Kutia e Verdhë" është pjesë e masave për ta bërë qarkullimin më efikas dhe më të sigurt në kryeqytet dhe që është një inicativë e kryeqytetit në mënyrë që kryqëzimet të funksionojnë me efikasitet.

Sipas Bajqinovcit, ky shenjëzim do të zgjerohet: "Kemi me vazhdu realisht gjitha kryqëzimet edhe ato të cilat jemi duke i rivatilizu tash do të jenë me yellow box", theksoi ai, duke shtuar se kjo është një traditë e shteteve më të mëdha që i kanë vendosur në kryqëzime për të bërë funksionimin më funksional.

Bajqinovci bëri edhe një apel të drejtuar të gjithë shoferëve të qytetit të mos hyjnë në këtë pjesë të kutisë kur nuk kanë mundësinë të kalojnë plotësisht kryqëzimin, sepse do të përballen me gjoba për shkelësit e rregullave të komunikacionit, megjithëse komuna insistohen që masë kryesore është vixhilienca dhe pjesëmarrja e sigurt në komunikacion, jo vetëm dëmtimi financiar.

Eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti, vlerëson se vetëm ky shenjëzim nuk mjafton për të zgjidhur problemet e trafikut. Ai shpjegon se "Kutia e verdhë është e vendosur që të mos bllokohet komunikacioni që nuk kemi të drejtë të ndalemi në udhëkryqë dhe për këtë arsye është por me ligj është e paraparë që edhe nëse nuk është kutia kur kryqëzimi është u dendur me vetura nuk guxon të kyçet mjeti që nuk guxon ta kalojë udhëkryqin".

Hamiti thekson se, krahas respektimit të rregullave, për një qarkullim më efikas nevojitet edhe sinkronizim më i mirë i semaforëve: "Sa i përket kryqëzimit ai duhet të jetë i sinkronizuar edhe kryqëzimi edhe semaforat në mënyrë që të respektohet tamam ashtu sic duhet... duhet të kordinohen sekondat që të mos jemi në udhëkryq se kemi disa kryqëzime të pakta i kemi ku i kemi 6-7 sekonda edhe thuajse është e pamundur me kalu rrugën për pa u ndalë në kryqëzim".

Tëvë1 i është drejtuar edhe Policisë së Kosovës për të marrë të dhëna lidhur me numrin e gjobave të shqiptuara për mosrespektimin e "Kutisë së Verdhë", por deri në publikimin e kësaj kronike nuk është pranuar përgjigje.

Burim: Zëri, http://www.zeri.info/aktuale/629747/sa-respektohet-kutia-e-verdhe-ne-trafikun-e-prishtines/
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën