Kusovac ironizon vizitën e ushtrisë serbe në Prishtinë
Analisti kroat Zoran Kusovac ka reaguar ndaj vizitës së Forcave të Armatosura të Serbisë në selinë e KFOR-it.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Gazetari dhe analisti kroat, Zoran Kusovac, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Serbisë në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City”.
Kusovac ka ironizuar me këtë vizitë në kryeqytetin e Kosovës, duke vënë njoftimin në pah se oficerët serbë ndodheshin të çarmatosur dhe të shoqëruar nga trupat ndërkombëtare. «Oficerët e ushtrisë serbe në Kosovë! Të çarmatosur dhe nën përcjelljen e NATO-s, ashtu siç i ka hije një ushtrie të mundur [shumë herë]», ka shkruar ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


