Zhurma Press E Hënë · 21 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:20 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Sport KOS

Kush është drejtori i ri sportiv i Malishevës?

Arbias Morina, ish-agjent i lojtarëve me përvojë trevjeçare në menaxhimin e talenteve, merr drejtimin sportiv pas largimit të Sami Borocit.

Redaksia ZHURMA 15:38 1 min lexim
Kush është drejtori i ri sportiv i Malishevës?
FOTO · Foto: Pixabay Arkivi ZHURMA

MALISHEVË — Pas largimit të Sami Borocit, skuadra e Malishevës ka prezantuar Arbias Morinën si Drejtorin e ri Sportiv të klubit. Morina ka qenë pranë klubit për shumë vite, duke njohur kështu nga afër strukturën, kulturën dhe mënyrën e funksionimit të skuadrës kosovare përpara marrjes së kësaj detyre të rëndësishme.

Gjatë tre viteve të fundit, Morina ka punuar si agjent i lojtarëve, eksperiencë kjo që i ka mundësuar ndërtimin e një rrjeti të gjerë bashkëpunimesh në futboll. Ai gjithashtu ka fituar përvojë të vlefshme në menaxhimin dhe zhvillimin e talenteve të reja që do t'i shërbejnë skuadrës.

Klubi u shpreh i bindur se me vizionin dhe përvojën e tij, drejtori i ri do të japë një kontribut të madh në realizimin e objektivave sportive.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Komentet