Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Qeveria themelon grupin punues për krerët e UÇK-së në Apel

Ekzekutivi i Kosovës ka miratuar themelimin e një grupi punues për bashkërendimin e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Vendimi është miratuar me shumicë votash gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Qeveria themelon grupin punues për krerët e UÇK-së në Apel
Foto: ekonomiaonline.com

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se ky grup do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, dhe do të përfshijë përfaqësim institucional e parlamentar për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike.

Kurti u shpreh se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet nga Qeveria i padrejtë juridikisht dhe moralisht, duke sjerrë pasaktësi faktike dhe historike. Sipas tij, për këtë proces nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →