Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë
Kryeministri i Kosovës priti gjeneralin Alexus Grynkewich, duke diskutuar për investimet në mbrojtje dhe kapacitetet e FSK-së.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Alexus Grynkewich, i cili u shoqërua nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Gjatë këtij takimi, ku ishte e pranishme edhe presidentja Justina Shiroka Pula, u diskutua për sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Sipas komunikatës qeveritare, Kurti theksoi se shpenzimet e vendit për mbrojtje kanë kaluar dy për qind të Bruto Produktit Vendor për katër vjet me radhë. Kryeministri përmendi se javën e kaluar janë betuar 515 ushtarë të rinj, kurse këtë javë 209 rekrutë nisën stërvitjen bazë, ndërsa shtoi se vendi është përpara planit dhjetëvjeçar dhe synon ta përmbushë atë para vitit 2028.
Kryeministri vlerësoi rolin e NATO-s në çlirimin e vendit dhe shprehu mirënjohjen ndaj KFOR-it për ruajtjen e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.